VLORË/Policia zbulon ndërmarrjen e drogës, kap 10 punëtorë paketimi

VLORË/Policia zbulon ndërmarrjen e drogës, kap 10 punëtorë paketimi

74
0
Shares

Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 300 bimë narkotike të thara në një objekt (stallë) si dhe 2 kg e 100 gr, të llojit Marijuanë, ndërkohë që ka ndaluar edhe 10 punëtorë që po merreshin me paketimin e kanabisit.

Ndërkaq është arrestuar pronari i objektit Erion Dëma, 32 vjeç, banues në fshatin Bunavi, Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në një objekt, që e përdorte si stallë, menjëherë kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë ushtruar kontroll në objektin e këtij shtetasi në fshatin Bunavi të Vlorës.

Nga kontrolli i ushtruar jane gjetur rreth 300 bimësh të thara dhe 2 kg e 100 gr, e llojit Marijuanë (në një stallë ngjitur me banesën e tij).

Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e objektit shtetasin Erion Dëma për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në këtë stallë janë gjetur edhe 10 shtetas të tjerë, në statusin e “punëtorëve” për të cilët Policia ka filluar procedimin penal për “Moskallëzim krimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY