Mbyllen tashmë edhe zyrtarisht faza e dytë e regjistrimeve në Universitetet Shqiptare.
Konfirmimi është zyrtar edhe nga MAS. Koha e regjistrimit për studentët gjatë fazës së dytë ishte nga datat 12-16 tetor.
Sipas MAS studentët duhet të kontrollojnë programet në portalin e klasifikimit në datat 17-20 tetor.
Vendet bosh pritet të publikohen zyrtarisht të hënën, ndërkohë që plotësimi i tyre do të bëhet me studentët e renditur poshtë vijës kualifikuese që nuk janë shpallur fitues në të dy fazat e para.
Burime për News24 kanë konfirmuar deri më tani se në dy nga degët më të kërkuara nga studentët Mjekësia dhe Ekonomiku ka mbetur vende bosh.
Tek Fakulteti i Ekonomisë kanë mbetur bosh 700 vende nga 1178 kuota ndërkohë që tek Fakulteti i Mjekësisë të lira janë 26 vende nga 888, që është numri i pranimeve.
Gjithashtu 317 vende bosh kanë mbetur edhe në Fakultetin e Histori-Filologji.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/