Policia e Shkodrës sekuestroi dje një sasi prej 50 kg kanabis sativa të paketuar ndërsa shkatërroi një sasi tjetër e cila po thahej para s etë nisej për treg.
Operacioni “Muzgu” u krye në fshatin Kir, njësia administrative Pult.
Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
-B.M.21 vjeç
-G.M.43 vjeçe
-F.P.42 vjeç
-Gj.P.31 vjeç
-K.Gj. ( të gjithë banues në fshatin Kir)
“Më datë 18.10.2016 gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në total 50 kg lëndë e dyshuar narkotike e paketuar nëpër thasë gati për shitje si dhe 385 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva të cilat ishin në proçes tharje dhe u asgjesuan me anë të djegies.
Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/