SHIFRA ALARMANTE/ Gjermani, mijëra shqiptarë kërkojnë sërish azil

SHIFRA ALARMANTE/ Gjermani, mijëra shqiptarë kërkojnë sërish azil

70
0
Shares

Në raportin më të fundit të “Eurostat”, thuhet se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur sërish në shtator.
Një vit pasi Berlini futi Shqipërinë në listën e vendeve të origjinës së sigurt, fenomeni ku mijëra njerëz kërkojnë azil është rikthyer.
Sipas të dhënave zyrtare të BE-së, në shtator 2 250 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, që është numri më i lartë për këtë vit.
Në janar ky numër ishte 1 200, kurse në mars vetëm 825 shqiptarë u regjistruan si azilkërkues.
Por, numri nisi të rritej sërish në vetë duke shkuar në 1 390 në korrik, 1 635 në gusht dhe 2 250 në shtator.
Në total nga janari në shtator, 11 895 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilantit. Ky numër është katër herë më i ulët se sa ishte në vitin 2015, ku mbi 44 mijë veta kërkuan azil.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY