SHËNIM/ Ushtria një gjë serioze…, por Mimi Kodheli joserioze

SHËNIM/ Ushtria një gjë serioze…, por Mimi Kodheli joserioze

62
0
Shares

Nga Artur Bego

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e pyetur sot për mundësinë e përfshirjes së Ushtrisë në luftën antikanabis, kategorikisht e kundërshtoi këtë, duke përmendur si “argument” se, “siguria është diçka serioze. Edhe Forcat e Armatosura janë një gjë serioze dhe kur flitet për FA dhe për gjërat serioze që ata bëjnë duhet të flitet seriozisht. Gjërat serioze kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Punët në demokraci janë të ndara. Gjithkush bën punën që i takon”.
Kjo deklaratë e ministres së Mbrojtjes, tingëllon paksa joserioze.
Joserizoiteti lidhet me keqpërdorimin seriozisht që ajo vetë i ka bërë Forcave të Armatosura, pak muaj pasi PS kishte ardhur në pushtet. Ishte kjo ministre, që “i gjeti punën” më joserioze Ushtrisë shqiptare të NATO-s, duke e nxjerrë plazheve, rrugëve e ugareve…, për të pastruar terrenin. Pamjet dhe fotot e njerëzve me uniformë, e me grada në spaletat e tyre, që mbushin qeset plasmani të zeza me mbeturina, janë “të pashlyera” për kujtesën e gjithsecilit…
Pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, sipas të cilit “nëse është e nevojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional (në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike) edhe ushtria mund të dalë”, në përgjigje të saj, Mimi Kodheli “zgjohet” dhe tenton të aktivizojë “sensorët” e “seriozitetit të Forcave të Armatosura”…
Në fakt, halli dhe meraku i ministres së Mbrojtjes, nuk është aq “FA-ja si gjë serioze”, as xhelozia pse propozimi për përfshirjen e Ushtrisë në luftën antikanabis erdhi nga ministri i Drejtësisë, i njohur edhe si i LSI-së.
Halli dhe meraku i ministres, lidhet me diçka më serioze, se sa “FA si gjë serioze”.
Halli dhe meraku i saj, lidhet me legjitimitetin e ekzistencës së fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.
Në rast se Mimi Kodheli do pranonte dhe lejonte ngritjen e Forcave të Armatosura nga “niveli serioz” i pastrimit të plazheve, rrugëve e ugareve…, në nivelin “joserioz” të përfshirjes në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, atëherë ajo do të bëhej një zë më shumë konfirmues, krahas “kazanëve mediatikë”, vendas e të huaj, për ekzistencën e këtij fenomeni serioz e shqetësues…
Por zgjedhja apo gjetja e “argumentit” sipas së cilës “FA-ja është një gjë serioze, për punë serioze”, e identifikon Mimi Kodhelin, si joserioze…
Askush nuk mund të pohojë e pranojë se pastrimi i plehrave nga Ushtria është një “gjë serioze” dhe se pastrimi i Shqipërisë, nga kanabisi (prej Ushtrisë), është një “gjë joserioze”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY