Nihilizmi absolut eshte injorance absolute!
Keshtu, i tmerruar megakorrupsioni dhe deshtimi i tij total, Edvin Kristaq Rama perpiqet te fshije nga memorja e shqiptareve, sipas tij dembele dhe te paditur, çdo gje keto 25 vite.
Ketu me poshte keni vetem disa nga deklaratat e nihilizmit absolut te Edvin Kristaq Rames:
-Ne bujqesi( dje ne Troshan) nuk eshte investuar nje qindarke ne 25 vitet e fundit, paçka se ne bujqesi vetem ne vitet 2006 -2013 jane investuar ne rrjetin rrugor rural, ne shkolla, ujesjellesa, kanalizime, frutikulture, tregje, fabrika agroperpunimi mbi 3.2 miliarde dollar!!
– Ne rrjetin e shperndarjes te energjise nuk eshte investuar nje qindarke ne 25 vitet e fundit, pra qe nga koha e Enverit, deklarate e bere gjate “inaugurimit” te punimeve ne unazen energjitike te Jugut inauguruar nga une ne pranvere te vitit 2013.
Paçka se vetem ne vitet 2000-2013 ne sektorin energjitik jane investuar mbi 900 milione dollare, nga te cilat vetem ne rrjetin e shperndarjes mbi 300 milion dollare.
Ne Gjirokaster (gjate vizites ne kete rreth) tha se kemi investuar me shume se 25 vitet e fundit te marra se bashku, paçka se ne Gjirokaster, nga Tepelena ne Koshovice vetem ne vitet 2006-2013 jane investuar 450 milione dollare kurse ne Gjirokastren kulturore historike, ne qendren e qytetit jane investuar 11 milione euro!
Ne Vlore gjate vizites se tij ne kete rreth Rama deklaroi: Kemi investuar me shume se 25 vitet e fundit te marra se bashku, paçka se nga vitet 2000-2013 jane investuar 850 milione dollare.
Ne Shkoder, gjate vizites se tij ai deklaroi: kemi investuar me shume se 25 vitet e fundit te mara se bashku, packa se ne Shkoder ne vitet 2006 – 2013 jane investuar 540 milione dollare.
Ne Korçe, gjate vizites se tij Rama deklaroi: kemi investuar me shume se 25 vitet e fundit te marra se bashku, packa se ne Korce jane investuar 600 milione dollare.
Ne Berat, gjate vizites se tij ai deklaroi: kemi investuar me shume se 25 vitet te marra se bashku paçka se ne Berat jane investuar 420 milione dollar!
Keto deklarata nuk vijne nga nje i semure qe mjekohet ne spitalin psiqiatrik te Vlores, as dhe nje i “marre” qe sillet rrugeve, por vijne nga Edvin Kristaq Rama qe perdor nihilizmin absolut, injorance absolute duke besuar se keshtu mund te mashtroje shqiptaret pasi pas tre viteve ne pushtet, sipas rregjistrave zyrtare te tij, ka investuar 2.3 miliarde euro, pra nje shume te barabarte me fondin e ndertimit te rruges se Kombit dhe asaj Ibe-Elbasan, 16 km tunele te standarteve nderkombetare, autosradave Lushnje – Fier, Levan – Vlore; Levan – Tepelene dhe rruga e Bregut te marra se bashku.
Ai kalon ne nihilizem absolut pasi nuk eshte ne gjendje t’u tregoje shqiptareve nje veper publike te ndertuar ne keto tre vite qe ka kushtuar me shume se 12 milione euro apo te gjitha veprat e tre viteve te fundit te marra se bashku qe te kene kushtuar me shume se 45 milione euro.
Kjo sepse 2.3 miliarde euro jane vjedhur, vjedhur dhe vetem vjedhur, me lukse zyrash, vetura, WC, chartera, orgjira ,,etj etj.
Keshtu, Edvin Kristaq Rama beson verberisht se me nihilizem absolut do mund te mbuloje para shqiptareve, sipas tij dembele dhe te paditur, vjedhjet, shperdorimin e miliarda eurove, mega korrupsioin e tij!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/