Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Putin në Berlin për herë të parë pas luftës në Ukrainë

19/10/2016
Putin në Berlin për herë të parë pas luftës në Ukrainë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për herë të parë prej fillimit të krizës në Ukrainë, presidenti rus Putin udhëton në një samit në Berlin.

Presidenti i Rusisë Putin takohet sot në Berlin me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, Presidentin e Francës François Hollande dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel, në të ashtuquajturin samiti i Normandisë, për procesin e paqes në lindje të Ukrainës. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Por bisedimet e së mërkurës pritet të përqëndrohen tek lufta në Siri.

Ai bëri të ditur se në këtë takim do të bëhet fjalë në radhë të parë për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut për Ukrainën, si dhe për hapat e tjerë që duhet të bëhen për vendosjen e armëpushimit të plotë dhe arritjen e paqes. Kjo është vizita e parë e Putinit në Berlin, prej fillimit të krizës në Ukrainë.

Merkeli ka qenë për vizitë në Moskë në maj 2015, pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse. Zëdhënësi i qeverisë, Seibert e ka konfirmuar të premten se Berlini është një vend ku mund të mbahet një takim i tillë. Vetë Moska e ka përmendur Berlinin si një vend të mundshëm për negociatat e ardhshme, më 19 tetor. Palët kanë pasur mosmarrëveshje të shumta rreth takimit të ardhshëm katërpalësh.

Marrëveshja e Minskut pa rezultatet e shpresuara

Marrëveshja e paqes është arritur në shkurt të vitit 2015, por deri sot nuk është zbatuar në tërësi dhe nuk i ka arritur rezultatet e shpresuara, që do të rezultonin me marrëveshjen për armëpushimin mes Ukrainës dhe forcave proruse në këtë vend.

Presidenti rus Putin e ka anuluar papritur javën e kaluar një vizitë të planifikuar për këtë të mërkurë në Paris. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se për shtyrjen e kësaj vizite ekzistojnë disa shkaqe. Sipas tij, pala franceze ka hequr nga programi i vizitës disa pika të rëndësishme. Kohët e fundit ka pasur dallime shumë të mëdha mes Francës dhe Rusisë për gjendjen dhe zhvillimet në Siri. dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.