Debati më i fundit i nisur e vazhduar nga ministrat e qeverisë, ka nxitur edhe përfshirjen e personazheve të tjerë politikë.
Njëri prej tyre, deputeti i PD-së, Genc pollo, e cilëson këtë situatë si “rumpallë në qeveri”.
Duke u bërë pjesë e këtij debati, me mbështetjen e përfshirjes së ushtrisë në luftën kundër trafikut të drogës, Pollo shprehet se kapacitete e ushtrisë, nuk janë prekur nga “virusi”, si policia e Saimir Tahirit.
“Rumpallë në qeveri: Njëri do ushtrinë kundër hashashit, tjetra i gjegjet karagjozllëk.
Përtej kësaj: Forcat e Armatosura krahas prokurorisë e SHIK-ut në luftën antikanabis është propozim i arsyeshëm. Kanë kapacitete e nuk janë prekur nga ‘virusi’ si policia e Tahirit”, shprehet deputeti i PD-së, Genc Pollo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/