Para se të bëhej hajdut ka kryer praktikën e oficerit të gardës pranë Parlamentit. Cdo ditë ka parë dhe ka përshëndetur deputetët, ndon jë prej të cilëve mund të jetë kthyer edhe në frymëzimin për gardistin praktikant që për më shumë se një muaj u bë tmerri i karburanteve të Tiranës.
Geraldo Guci është autor i dyshuar i 4 grabitjeve me armë dhe u zbulua pasi në vjedhjen e fundit kamerat arritën ta regjistronin.
“Garda e Republikës, me urdhër të komandantit të saj, ka përjashtuar efektivin Geraldo Guci, i arrestuar nga Policia e Tiranës për veprat penale të ‘vjedhjes me armë’ dhe ‘prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit’.
Ish-efektivi Guci, 21 vjeç, ishte pranuar në radhët e Gardës së Republikës në korrik të vitit 2016 dhe ishte në periudhë prove. Për këtë shkak ai nuk ishte i pajisur me armatim personal, si punonjës i Gardës së Republikës”, tha dje zyrtarisht Ministria e Brendshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/