FOTO/ Si dhe kujt ia rrëmbeu dy vilat në Bllok Enver Hoxha!

FOTO/ Si dhe kujt ia rrëmbeu dy vilat në Bllok Enver Hoxha!

641
0
Shares

Foto, njëri nga pronarët e vilës (nga lindja) Qemal Biçakçiu gjatë vuajtjes së dënimit në burg

Nga Kastriot Dervishi

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.
Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9. 1. 1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.  1.  1940.
Më 2. 6. 1942 u përpilua “akt revokimi kontrate qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça.
Qemal Biçakçiu (1921 – 1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946 – 1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.
Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2. 3. 1948.
Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr. 31.
vila enver hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY