Një avion është parë nga banorët e zonës mbi Gjirin e Lalzit pasditen e sotme.
Sipas banorëve avioni sportiv ka bërë dy fluturime mbi bregdet në orën 16:00 dhe është larguar. Banorët e kanë fotografuar nga një lokal në breg të detit dhe avioni duke shumë qartë dhe afër tokës.
Avioni ka tentuar të ulet dhe është afruar shumë pranë tokës por pasi është pikasur nga banorët është larguar. Nuk dihet nëse ka qenë për turizëm apo për ndonjë aktivitet tjetër të paligjshëm.
Ditët e fundit ka pasur shumë raportime për lëvizje avionësh, duke nisur që nga Kavaja e deri në Gjirin e Lalzit. Më i fundit u fotografua të premten më 14 tetor mbi Kavajë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/