EMRAT/ Aksidenti Korçë, vdes edhe gardiani i dytë, të plagosur tre persona

EMRAT/ Aksidenti Korçë, vdes edhe gardiani i dytë, të plagosur tre persona

52
0
Shares

Ka arritur në dy, numri i gardianëve të burgut të Drenovës, të cilët humbën jetën në një aksident sot. Nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe 2 kolegë të tyre dhe 1 person tjetër.
Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Plasë ku një autoveturë me targa AA 251 ET ku udhëtonin 4 gardianë të burgut të Drenovës është përplasur me një furgon mallrash.
Mësohet se 4 gardianët kishin qenë në një ceremoni mortore dhe po ktheheshin kur janë përplasur me furgonin. Fillimisht u raportua se 2 gardianë ishin plagosur rëndë por më pas Fatmir Islamaj dhe Agim Besho ndërruan jetë në spital. Të plagosur kanë mbetur edhe 2 gardianët e tjerë Neshat Olldashi dhe Luan Kreka. Përveç 2 gardianëve në aksident kanë mbetur të plagosur edhe shoferi i furgonit, të gjithë në gjendje të rëndë. Viktima Islamaj ishte transferuar prej pak kohësh nga burgu i Vlorës në atë të Drenovës.
Për vdekjen e dy gardianëve në aksident, si dhe jë të treti nga një sëmundje e rëndë, ka reaguar ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
“Kanceri dhe aksidenti na rrëmbeu sot tre punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë. Tragjike! Ngushëllime Familjeve!”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

ym

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY