Në foto,
Virginia Vajello e Kolumbise, ish e dashura Pablo Escobar
Nga Armand Maho
“Te keshilloj te shohesh filmin Narcos. Aty do të kuptosh edhe dallimin me Shqipërinë, shikoje si film se nuk dua ta gjej se cili je ti si personazh” jane fjalet qe iu drejtua dje Edi Rama gazetares Eni Vasili ne emisionin opinion ne televizionin Neës 24.
Ne foton eshte e dashura e Pablo Escobar, Virginia Vallejo, ( ne filmin Narcos Valeria Velez) gazetare e njohur e kohes e cila u perdor nga Escobar fillimisht per katapultimin e tij ne politike, dhe me pas perdori figuren e saj dhe ekranin per te percuar mesazhet qe donte ne poltitike dhe opinion publik. Ne film Virginia akuzohet dhe si ideatorja per disa vrasje te kolegeve te saj, me qellim eleminiminimin e konkurrences. Dhe ashtu ishte vertet, pergjate kohes qe ajo ishte e dashura e Escobar, fale dhe aftesive te saj ne profesion aso kohe nuk njihte konkurrence ne gazetari. Ishte e para ne cdo vrasje qe kryehej ne Medellin, pasi lajmerohej nga vete Escobari, dhe kjo i dha nje pushtet te jashtezakonshem. Ne ate kohe Vajello, konsiderohej si ikone e gazetarise kolumbiane pikerisht se ishte krahu i djathte i Pablo Escobar, dhe kishte jo pak perfitime prej tij. Ne te gjitha serite, eshte vetem kjo ne rolin e gazetares. Rasti i gazetares tjeter qe u mor peng dhe u vra aksidentalisht nga forcat e sigurise nuk eshte per tu permendur sepse ajo nuk e sakrifikua per hir te profesionit por sepse ishte vajza e ish presidentit te Kolumbise….!
E bera kete shpjegim te profilit te gazetares kolumbiane per ta bere me te qarte calltisjen e kryeministrit ne krahasimin e tij. Pasi nuk e kuptoj kurrkund se perse duhej qe Eni Vasili te adresohej te shihte filmin dhe te gjente se kujt personazhi i perngjan?! Ne mos Viginia Vallejos atehere kujt? Mos kryeministri kish ne mendje te emen e Escobarit? Nuk besoj! Perderisa kishte perballe nje gazetare, atehere afermendsh krahasimi eshte Virginia Vallejo, pjese e kartelit me te famshem kolumbian te droges. Por me sa e njohim Enin, skemi degjuar per te tilla marifete, madje eshte munduar ti qendroje sa me larg lojrave te pushtetit. Ka qene nje gazetare, qe ka bere punen e saj me perkushtim, dhe eshte bere ikone e ekranit ne baze te aftesive te saj. Aq me pak Ne rrugen e saj, Vasili sdime te jete perfolur per lidhje me kartelet e droges! Hera e pare qe mund te kete pare droge ka qene rasti kur mori nje gjethe hashashi ne studion e saj per te trajtuar temen e kanabizimit te Shqiperise dhe qe i suhej menjehere pas emisionir te perballej me prokurorine per kete ” krim te madh”
Atehere perse duhej ky krahasim nga Kryeministri Rama? Ai nuk ka perballe Virginia Vallejo-n e Escobarit, por Eni Vasilin e Neës 24 e cila e kish thirrur ne nje emision, ku ai keyeministri apo dhe te tjere zgjedhin qe te shkojne apo jo! Tu pergjigjet pyetjeve apo te beje sikur nuk i degjon duke vazhduar me fjalet e tij boshe sic e ka zakon. Kaq e thjeshte eshte!. Personalisht se kam ndjekur dje intervisten dhe nuk e di se cfare e ka provokuar kryeministrin, por fjalia duket se mban ne brendesi te saj nje gjendje te rende acarimi dhe terbimi qe Ramen e ka kapluar me medien. Ne fakt me cfare po ndodh, televizionet kryesisht por edhe gazetat jane treguar te kursyer me rilindjen dhe qeverine e saj. Kjo per shume shkaqe e arsye te cilat fillojne qe nga blerja dhe deri tek presioni. Kane bere minimumin e minimumit te asaj qe duhet te benin! Skandalet e qeverise, kane mbetur ne kuadrin e nje lajmi te thjeshte pa u investiguar dhe treguar fajtoret. (Ne kete drejtim me ne pararoje ne fakt jane mediet online) Por serish Kryeministri nuk eshte i kenaqur. Per te ato, mediet pra, vazhdojne te mbeten “kazane” te manipulimit te opinionit ne rastin me te mire, ose vegla te karteleve dhe pjese te karteleve te droges si ne rastin e gazetares Eni Vasili!!!. Nje qendrim skandaloz ky i atij qe duhet te beje kryeministrin, i cili tashme, duket se ka tejkaluar gjuhen e ironise dhe ka hyre ne ate te sulmit verbal, te drejtperdrejte dhe denigrues sic ndodh dhe dje, ku viktima e radhes ra Eni Vasili apo sipas Rames Virginia Vajello e News24!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/