Rama për Blushin: Tani që u largua nga partia do thyej heshtjen...

Rama për Blushin: Tani që u largua nga partia do thyej heshtjen e do të flas

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është sontei ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24. Përvec shumë cështjeve të tjera ai ka folur edhe për ish deputetin socialist Ben Blushi, ku ka thënë se tani që u largua do të thyej heshtjen e do të flas për të:

Gazetarja: Do doja të flisnim për një ish-mikun tuaj, Ben Blushin, i cili javën e kaluar deklaroi tërheqjen e tij nga PS. Ju e gjetët në atë parti në fakt. Ai ju ndihmoi që ju të hynit në atë parti. Si ndiheni për largimin e tij?

Rama: Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY