Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sonte qëndrimin e PS kundër listave të hapura si dhe ka treguar një bisedë që ka zhvilluar me Lulzim Bashën lidhur me këtë cështje gjatë takimit që u bë për refromën në drejtësi pak muaj më parë.
“Jam kundër sistemit të hapur se une kam dëgjuar të huajt, njëri prej tyre finlandez, i cili na prositi, bëni cfarë të doni por mos i bëni të hapura, pasi do të bëhet rrëmujë dhe kaos i madh.
Ka një procedurë administrimi zgjedhor të ndërlikuar. E kemi kërkuar ne atëherë. Unë kam folë edhe me Bashën, i kam thënë nuk jemi kundra por nuk mund të bëjmë aventura. Janë bërë projekte pilot por kanë dështuar”, tha Kryeministri Rama gjatë intervistës në news24 me gazetaren Eni Vasili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/