HISTORIA E PLOTË/ Jetimi mbi vinç paralajmëroi vetëvrasjen në qershor

HISTORIA E PLOTË/ Jetimi mbi vinç paralajmëroi vetëvrasjen në qershor

82
0
Shares

“Quhem Erion Selimaj, jam 25 vjeç nga Picari i Vlorës. Babai im eshte i semure mendor dhe mamaja me ka braktisur qe kur kam qene 1 vjec. Une jam rritur ne befotrof e me pas ne shtepine e femijes. Kur mbusha 14 vjec u futa ne shkollen tregtare dhe jetoja te konvikti, por nuk e mbarova dot shkollen sepse nuk kisha rroba me cfare te shkoja dhe nuk doja te me tallnin. Kam jetuar rrugeve dhe kam perfunduar disa here ne qeli, here kot e here sepse me eshte dashur te vjedh qe te nxjerr jetesen. Vendosa te heq dore nga rruga dhe i kerkova ndihme shtetit nepermjet medias. Atehere na u mundesua qe te jetonim bashke ne konviktin e industriales ne Vlore. Ushqimin e marrim falas ne konvikt, dy feta buke dhe nje garuzhde gjelle cdo vakt. Nuk ngopemi por mbajme fryme gjalle. Ndonjehere shkoj dhe punoj me kusherinjte me hekura por nuk mundem sepse caloj nga kemba sepse kur kam lindur kemben e djathte e kam patur 4cm me te shkurter se te majten. Une marr nje asistence 2500 leke si i papune nga Bashkia. Dje Drejtoresha e konviktit me tha qe me ca do te mbyllet dhe se deri ne fund te muajit do me binte ajo ushqime nga shtepia por me pas une duhet te gjej forma te ushqehem. Ku ti gjej une format qe te ushqehem? Nuk dua ti rikthehem rruges. 1 here kam tentuar te vras veten me fotoksine dhe me shpetuan ne spital me uje te ngrohte. As kete nuk dua ta bej prape. Dua te jetoj dhe sdua te jetoj ne burg. Jam i frikesuar sepse dje me kane provokuar disa polica dhe mendoj se ma bejne enkas ngaqe kam kundershtuar deejtoreshen. Kerkoj ndihme por sdi ku te perplasem. Kryetari ne Vlore sme pret, ata tallen me mua. Sot e kisha ndare mendjen te hipja maje nje vinci dhe te rri aty per te kerkuar nje fare te drejte ndaj erdha ne Tirane. Nuk e di se si do veje halli im. Dua ndihme nga shteti”, paralajmëronte Erjon Selimaj, rreth 4 muaj më parë, në qershor të këtij viti.

erjon selimaj1

erjon selimaj2

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY