Një djalë i ri mendoi të rrezikonte për një natë pasioni por pasojat ishin të rënda për të dhe tashmë druhet se nuk i përballon dot.
Në një letër dërguar psikologes së “The Sun” ai ka treguar se çfarë i ka ndodhur dhe përse i është trazuar jeta.
Letra e djalit:
Jam 25 vjeç dhe sapo kam filluar punën time të ëndrrave.
Para pak kohësh më caktuan për një seminar treditor jashtë qytetit, e së bashku me mua ishin edhe 13 kolegë të tjerë. Njëra nga femrat ishte shumë seksi dhe më tërhoqi vëmendjen që në fillim.
Kur u ulëm të hamë drekë ajo u ul pranë meje dhe kështu shkëmbyem disa fjalë. Më tregoi se ishte 28 vjeçe dhe ishte e martuar me një 40-vjeçar por jeta e tyre seksuale nuk ishte e mirë.
Unë e ftova më pas për një pijedhe ajo pa hezitim erdhi. Pasi kishim kthyer disa gota më ftoi në dhomën e saj dhe sigurisht që shkova. Nuk i rezistova dot dhe nisa ta puthja e më pas e gjeta veten duke bërë sekse me të.
Unë nuk përdora prezervativ sepse ajo më tha se do të pinte pilulën ditën tjetër dhe s’do të kishim asnjë problem. Por para një javemë telefonoi dhe më tha se ishte shtatzënë dhe se unë isha babai. Ajo më tha se bashkëshorti mendonte se fëmija ishte i tij, por ajo e di se është i imi dhe më tha se mund ta lërë bashkëshortin për të nisur një jetë bashkë.
Kjo ishte një bombë për mua. Unë nuk e dua atë e as të martohem me të.
Çfarë duhet të bëj?!”
Përgjigjia e psikologes:
Nëse bashkëshorti i saj mendon se fëmija është i tij, atëherë kjo do të thotë se ajo ka bërë seks edhe me të shoqin rreth atyre ditëve që keni fjetur bashkë.
Pra, nëse ti nuk do të nisësh një jetë më të thuaja këtë dhe madje kërkoi që pasi të lindë fëmija të bëni një test ADN-je e nëse je ti babai mund të mbash përgjegjësi vetëm për fëmijën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/