Grabitja e 1 milion eurove në Rinas, lirohen dy nga 4 të...

Grabitja e 1 milion eurove në Rinas, lirohen dy nga 4 të arrestuarit

50
0
Shares

Gjykata e Lartë ka liruar dy nga 4 të arrestuarit për grabitjen e 1 milion eurove në pistën e Rinasit. Fadil Jounuzaj dhe Arben Karafili punonjës të kompanisë ICTS e cila menaxhon sigurinë në aeroport iu është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.

Sipas togave të zeza masa e burgut pa afat nuk përshtatet me veprën penale të kryer. Karafili dhe Jonuzaj akuzohen për shpërdorim detyre. Prokuroria dyshon se këta persona kanë neglizhuar detyrën e tyre, duke iu dhënë mundësi grabitësve të grabisin paratë në kohën kur do të kalonin në avion. Për këtë ngjarje ndodhen në burg Fadil Blloshmi, punonjës i ICTS dhe Kujtim Picari, shoqëruesi i parave nga banka e nivelit të dytë. Këta dy persona nuk kanë bërë ende rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndërsa Vangjel Nikolla, zyrtar i aeroportit ndodhet në arrest shtëpie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY