Droga në Derven, shkon në 10 numri i të ndaluarve nga policia

Droga në Derven, shkon në 10 numri i të ndaluarve nga policia

52
0
Shares

Të paktën 10 persona janë ndaluar gjatë aksionit të sotëm në Derven të Krujës ku janë sekuestruar një sasi e madhe kanabisi prej 1.2 tonësh, e gatshme për shitje.

Sasia e madhe e lëndës narkotike gjendej në një kapanon për t’u tharë.

Mësohet se aksioni po vijon duke kontrolluar zona të tjera të Dervenit.

Gjithashtu, janë sekuestruar dy automatike dhe dy pistoleta.

Operacioni është kryer nga forcat speciale të Tiranës në bashkëpunim edhe me policinë e Krujës pas urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila ka qenë prezentë përmes oficerëve të policisë gjyqësore.

Opozita akuzoi kryetarin e bashkisë së Krujës se është pronari i kanabisit të kapur sonte në Derven.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY