Drejtoresha e Konviktit të Shkollës Industriale në Vlorë, Zare Balla, tha, 25 vjecari Erion Selimaj ishte një person me probleme. Ajo theksoi se me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ky shtetas që kërcënoi me hedhje nga një vinç sot në Tiranë, ishte strehuar në këtë konvikt. Ainuk kishte qëndruar më shumë se tre muaj, pavarësisht se ushqehej normalisht dhe merrte një asistencë, ndërsa babai të saj i ishte lidhur pensioni.
“Ky ka jetuar në konviktin e Shkollës Industriale. Është një qytetar i Bashkisë së Selenicës. E trajtuam në konvikt, e sistemuam me ushqime dhe nga ana financiare nga bashkia. Ai ka qenë në burg dhe kur doli nga burgu erdhi nga Tirana në Vlorë. Në momentin që kërkoi ndihmë nga Bashkia e Vlorës, iu dha ndihmë. E ndihmuam me asistencë, me të lartë dhe të shpërlarë. Shumë nga shoqatat e kanë ndihmuar. Në konviktin e Shkollës Industrial nuk qëndroi as tre muaj.
Me urdhër të kryetarit të Bashkisë Dritan Leli, e ndihmova që t’i nxirrja pensionin e babait. Të gjitha institucionet në Vlorë e kanë ndihmuar. Ndihma është dhënë edhe për babanë e tij, ai shkoi në Picar të Selenicës. Rrogën që merrte 200 mijë lekë e linte në kumar. Sjellja e tij nuk ka qenë shumë e mirë. Sillej në mënyrë arrogante me punonjëset e mia. Në periudhën e pushimeve më shqeu mensën, arriti të më vidhte, por nuk e denoncuam duke parë që ishte një njeri me problem”,
ë
sht
ë shprehur Drejtoresha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/