Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj ka ripërsëritur kërkesën për hetimin e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka për kontratën me CEZ.
Deklarata u bë në mbledhjen e Komisionit Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së interesave financiarë të shtetit shqiptar, si dhe procedurave dhe rrethanave të nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a. s”.
Kreu i KLSH-së tha se institucioni që ai drejton ka paraqitur në Gjykatën e Lartë ankimimin duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.
“Vendimi i pushimit të hetimeve është padrejtë dhe jo në përputhje me ligjin. KLSH paraqiti para Gjykatës së Lartë ankimimin dhe kërkon vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve. Nga ana e prokurorit të çështjes nuk janë zhvilluar si duhen hetimet”, deklaroi Bujar Leskaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/