Ne foto viktima, Besnik Pudja pas vrasjes
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën ‘arrest me burg’ për Halit Dushën, i cili u vu arrestua pasi dyshohet se fshihet pas vrasjes së ish-ushtarit profesionist Besnik Pudja në Shëngjergj të Tiranës. Nga salla e gjyqit Dusha, ndak të cilit rëndon akuza për ‘Kultivim të narkotikëve në bashkëpunim”, pohoi se nuk kishte njohje me viktimën Pudja, ndërsa tha se njihte vetëm Alges Liçin, një nga të akuzuarit se fsheh të vërtetën për këtë ngjarje. Ndër të tjera i pandehuri rrëfehu para togave të zeza se toka në fjalë është në pronësi të fisit, ndërsa ndodhet 10-15 km larg shtëpisë.
Po ashtu edhe Alges Liçin e Dritan Buzon, të cilët janë vënë në pranga për këtë ngjarje, nuk kanë pranuar të japin shpjegime në Gjykatë. Në procesverbalin për ndalimin e të dyshuarve, thuhet se Algec Lici dhe Dritan Buzo, ndër të tjera kanë deklaruar se kanë qenë të pranishëm në momentin e ndodhjes së ngjarjes bashkë me viktimën Besnik Pudja dhe sipas tyre, ai është vetëvrarë duke luajtur me pistoletë.
Sipas tyre, Besnik Pudja, vazhdimisht qëllonte me armë zjarri automatik kallashnikov dhe më një armë tjetër zjarri pistoletë dhe se luante shpesh një lojë të quajtur “ruletë ruse”. Ata deklarojnë gjithashtu se janë punësuar nga Besnik Pudja, për të ndërtuar ambientin hambar me qëllim tharjen e bimës narkotike, të cilët ai e kishte kultivuar në afërsi të vendit, ku është ndërtuar hambari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/