“Skenari Kolumbian” i Shqipërisë

“Skenari Kolumbian” i Shqipërisë

97
0
Shares

Vendet që janë mbështetur te kultivimi i narkotikëve sot janë më të varfëra se fqinjët e tyre, janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë…

Rastet e Kolumbisë e Bolivisë në Amerikën e Jugut, Guatemalës e Nikaraguas në Amerikën Qendrore, Laos e Afganistanit në Azi, Filipineve në ishujt e Azisë dëshmojnë se kultivimi masiv i substancave të ndaluara nuk ka ndikuar në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të popullsisë, në raport me fqinjët e tyre që kanë tentuar një zhvillim më të qëndrueshëm. Përkundrazi këto vende janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë.

Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë, për 30 vite ka qenë në frontin kryesor në luftën globale kundër drogave, duke jetuar nën terrorin e karteleve të fuqishme Medellín në vitin 1980 dhe 1990 dhe më pas në luftën për të shënjestruar kultivuesit përmes një plani të mbështetur nga SHBA, shkruan ‘The Guardian’ në një artikull të fundit.

Në dekadat e fundit, Kolumbia ka përjetuar një rritje të ndjeshme në dhunën e lidhur me drogat dhe një mosrakordim të policisë lokale dhe institucioneve gjyqësore, si rrjedhojë e korrupsionit dhe ryshfetit. Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

Së bashku me fuqinë e tyre të madhe ekonomike, që erdhi sidomos pas kalimit nga marijuana te kokaina në vitet 1980, baronët e drogës arritën dhe një pushtet më të madh. Disa, si Lehder, blenë aksione në radiot lokale dhe gazetat. Të tjerë, si Pablo Escobar Gaviria, kërkuan të krijonin klientë të bindur në qytete, duke shpërndarë të holla për të varfrit, ndërtimin e banesave për ata me të ardhura të ulëta në lagjet e varfra, apo blerjen e ekipeve sportive dhe ndërtimin e stadiumeve sportive. Një numër kontribuan në fushatat politike. Lehder shkoi aq larg sa krijoi Partinë e tij Latino-Nacionaliste dhe për të publikuar ideologjinë e tij hibride politike (një kombinim i nacionalizmit kolumbian dhe atij të Amerikës Latine, të mbrujtur me elemente të fashizmit) përmes gazetës së tij, ‘Quindio Libre’. Në vitin 1982, Escobar u zgjodh në fakt si një kongresmen alternativ në një propozim të Partisë Liberale.

Përveç korruptimit të sistemeve politike dhe ekonomike, trafikimi i narkotikëve ka gjeneruar një problem në rritje të drogës në familje. Në fillim të viteve 1980, u zhvillua në mesin e të rinjve kolumbianë një varësi e përhapur për ‘basuco’. Kjo ishte një lloj kokaine e kontaminuar, që të bën të varur dhe që zakonisht pihet me marijuanë apo duhan, dhe u hodh në tregun kolumbian nga kontrabandistët e kokainës, pasi ajo nuk ishte aq cilësore sa të eksportohej. Duke u shitur lirë, shumë shpejt u bë më shumë popullore në shumë qytete sesa marijuana, duke lënë qindra mijë të varur dhe shumë prej përdoruesve të saj vuajnë nga çrregullime nervore të përhershme.

 

Fillimi i skenarit ju ngjan i njohur?!

Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

 

Sot, Kolumbia është në ballë të përpjekjeve për të riparuar politikat e narkotikëve globale. Kombet e Bashkuara po debatojnë ndjeshëm muajt e fundit lidhur me shumë dështime të politikës globale të drogës. Në një seancë të para pak kohëve, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka propozuar një “zgjidhje njerëzore” ndaj problemit të drogës, që ka më shumë për qëllim të luftojë shkaqet e problemit në të gjitha fazat e tij, në vend se vetëm duke u fokusuar në zbatimin e politikave luftuese policore.

Por, sa kanë ndikuar të ardhurat kolosale nga marijuana e Kokaina në mirëqenien e vendit. Me të ardhura për frymë prej rreth 6 mijë dollarësh në vit, Kolumbia, së bashku me Bolivinë dhe Perunë (kjo e fundit në vitin 2000 e kaloi Kolumbinë si prodhuesi numër një i gjetheve të kokainës në botë) kanë më pak se gjysmën e të ardhurave të shteteve të tjera fqinjë, si Venezuela, Brazili, Kili, Argjentina, që nuk janë aq të varura nga kultivimi i substancave të paligjshme. Të dhënat janë marrë nga statistikat e Bankës Botërore për vitin 2015. Edhe në indeksin e zhvillimit njerëzor të vitit 2015, publikuar nga Kombet e Bashkuara, këto shtete kanë një renditje më negative (më mirë janë Argjentina dhe Kili, për më shumë info shiko tabelën).

Kolumbia renditet e 11-a në botë për vrasjet për 100 mijë banorë (30.8), sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. “Kolumbia është e njohur për prodhimin e drogës dhe tregtimin e saj. Kjo e kombinuar me shoqërinë që është dukshëm e ndarë mes të pasurve e të varfërve ka bërë që shumë vendas të përfshihen jo vetëm në vrasje, por gjithashtu dhe në rrëmbime, vjedhje, sulme të rënda, por edhe krime të reja”, thuhet në raportin që shoqëron renditjen.

Historia përsëritet edhe në kontinente të tjera, ku shtetet që kanë “eksperimentuar” me pasurimin e shpejtë përmes kultivimit të marijuanës apo gjetheve të kokainës sot po rezultojnë që kanë të ardhura më të ulëta se fqinjët dhe një indeks të zhvillimit njerëzor më të përkeqësuar.

Në Amerikën Qendrore, Guatemala dhe Nikaragua kanë të ardhura deri në pesë herë më të ulëta se fqinji i tyre Kosta Rika, të ardhurat e të cilit për frymë i kalojnë 10 mijë dollarë. Me një mesatare prej 100 vrasjesh që kryhen në muaj, Guatemala me një popullsi prej 16 milionë banorësh, është e pesta në botë për vrasjet për 100 mijë banorë. Në indeksin e zhvillimit njerëzor Guatemala është e 129-a dhe fqinj, Kosta Rika, e 69-a.

Në Azi, Afganistani ka të ardhura minimale për frymë, prej vetë rreth 600 dollarësh. Filipinet janë një tjetër shembull, ku droga jo vetëm nuk ka rritur mirëqenien e popullsisë, por sot vendi ka 3% të popullsisë të varur nga substancat narkotike. 

tabela-1024x967

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY