Pasi të njiheni me përfitimet shëndetësore, do të hani më shumë gështenja

Pasi të njiheni me përfitimet shëndetësore, do të hani më shumë gështenja

140
0
Shares
 
Gështenjat përveç që janë të shijshme, janë të mbushura edhe me vlera ushqyese që rezultojnë me përfitime shëndetësore.
 Këtu kemi sjellur një përmbledhje të shkurtër të përfitimeve shëndetësore që vinë nga konsumi i gështenjave:

Tretja:

Gështenjat kanë përmbajtje të lartë me fibra dhe përveç që kontribon në normalizimin e përqëndrimit të kolesterolit në gjak, ndihmon gjithashtu edhe efikasitetin e sistemit të tretjes, duke ulur rrezikun e kapsllëkut dhe komplikimeve në zorrë.

Nivelet e qëndrueshme të energjisë:

Gështenjat kanë sasi të lartë të karbohidrateve që i kontribon energjisë afatshkurtë dhe afatgjatë dhe ndihmojnë funksionin e sistemit nervor. Karbohidratet që vijnë nga gështenjat janë komplekse dhe ndryshe nga karbohidratet e thjeshta, këto kërkojnë kohë që të treten e në këtë mënyrë i japin trupit energji dhe trurit funksion më të mirë.

Image result for geshtenja

Përmirësimi i funksionit të trurit:

Përmbajtja e lartë me vitaminë B, përveç që ndihmon në shëndetin e lëkurës, kontribon edhe në funksionin e mirë të trurit. Mjekët këshillojnë që të hahen ushtrime me përmbajtje të lartë të vitaminës B6 dhe pikërisht ndër to janë gështenjat.

 

Reduktimi i rrezikut të sëmundjeve:

Gështenjat kanë sasi të lartë të mineraleve dhe antioksidantëve, i cili stabilizon radikalet e lira dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Përbërësit tek gështenja gjithashtu shërbejnë në forcimin e lidhjeve mes indeve.

Kockat:

Mineralet tek gështenjat janë esenciale për forcimin e kockave, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, nxitjen e funksionit të trurit dhe atij imunitar.

Këto janë disa nga arsyet përse ekspertët e shëndetit, këshillojnë të konsumohen gështenjat, përfitimet shëndetësore janë të mëdha.

Image result for geshtenja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY