Një tjetër tërmet ka goditur Janinën, në Greqi. Fillimisht ka pasur lëkundje me magnitudë 4,3 ballë rreth orës 22:00. Thellësi e tij ishte 5 km dhe epiqendra 29 km në veriperëndim të Janinës. Më pas gjatë orës 03: 34 është ndijerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.3 ballë. Lëkundje ka pasur edhe në zonën e Tiranës, rreth orës 05: 34 me po të njëjtën magnitudë, 2.3 ballë.
Ekspertët thonë se aktiviteti sizmik në zonën e Ballkanit po ç’tensionohet gradualisht, por ende ngurrojnë të përjashtojnë krejtësisht mundësinë e një tërmeti të fuqishëm, informon tv klan
Kreu i Shërbimit Kombëtar antisizmik në Greqi, Eftimios Lekas, deklaroi se nga tërmeti i të shtunës janë shënuar më shumë se 200 lëkundje metasizmike, disa prej të cilave me magnitudë të lartë. Një tjetër sizmolog i njohur grek, Kostas Papazahos, vërejti se zona e stimuluar është shumë më e madhe në raport me 5,3 ballët e tërmetit të së shtunës. Sipas tij, “kjo do të thotë që potencialisht, kjo vatër mund të japë një tërmet më të madh”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/