Gjobat, Ahmetaj tha do falen, biznesit i shkon letra për t’i paguar

Gjobat, Ahmetaj tha do falen, biznesit i shkon letra për t’i paguar

121
0
Shares

Shumë subjekte kanë marrë ditët e fundit një shkresë nga organet tatimore për detyrimet tatimore të papaguara. Por, ajo që ka ç’orientuar bizneset është fakti që në totalin e tyre përfshihen dhe gjobat të cilat u vunë automatikisht nga sistemi në qershor për vonesë në deklarimin e punonjësve dhe për të cilat ministri i financave deklaroi se do të ishin objekt i faljes .

Një pjesë e madhe e bizneseve, kryesisht të reja u gjobitën masivisht në 22 qershor me 10 mijë lekë për vonesa në deklarimin e administratorit. Kjo pasi sistemi i ri e-tax, që u vu në funksion nga tatimet nga janari 2015 përditësohet vazhdimisht. Veprimi më i fundit ishte vënia në funksion e një aplikimi për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive). Kjo gjobitje masive shkaktoi zemërim të biznesi, disa prej të cilëve pohuan se kishin marrë gjoba përpara se të merrnin NIPT-et. Ekspertët e tatimeve pohuan në atë kohë se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit, për ato ekzistuese me të punësuar ishte faji i vetë kompanive(Gjobat masive, ato për të vetëpunësuarit u vunë gabimisht nga sistemi)

Vetëm pak ditë më vonë, në 1 korrik, Ministri i Financave Arben Ahmetaj pohoi publikisht se këto gjoba do të faleshin, pavarësisht se këmbënguli se ato ishin vënë me të drejtë. “Dua të sqaroj drejtpërsëdrejti që gjenerimi i gjobave nga sistemi është në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale, pra Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbatuar me përpikmëri të plotë ligjin dhe është një domethënie e rëndësishme për atë disiplinë fiskale që ne po vendosim dita-ditës në territorin fiskal. Pra, dua të sqaroj të gjithë qytetarët që këtu nuk kemi të bëjmë me një keqinterpretim apo një keqpërdroim të ligjit, por ka të bëjë me një zbatim të drejtpërdrejtë dhe rigoroz të ligjit. Janë vendosur gjoba nga sistemi në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore dhe të ligjeve të tjera për mosdeklarim të punonjësve dhe të vetëpunësuarve”, tha Ahmetaj.

Tashmë që bizneseve u ka shkuar nga sektori i mbledhjes së borxhit shkresa që i paralajmëron se nëse nuk paguajnë ata do të jenë subjekt i procedurve të mbledhjes me forcë të detyrimeve, ata janë të çorditur për seriozitetin e mesazheve që u jepen nga administrata tatimore dhe ministri i financave. Për më tepër, që mbetet ende në diskutim plani për një amnisti fiskale, që parashikon ndër të tjera dhe faljen e gjobave.

Të kontaktuar nga Monitor lidhur me shkresën e fundit të tatimeve, që u është dërguar bizneseve nga 6 tetori, burime nga Drejtoria e Tatimeve na thanë të drejtoheshim në Ministrinë e Financave, ndërsa kjo e fundit nuk dha komente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY