Foto, Erion Veliaj dhe kreu i Inpsektoriatit të Punës Dritan Ylli, në kohën
e marrëdhënie shef – vartës
Erion Veliaj foli për herë të parë për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. I njëjti njeri që dikur i bënte thirrje njerëzve publikisht të shkonin të punonin në Sharrë, sot pas vdekjes së 17-vjeçarit ia la përgjegjësinë Inspektoratit të Punës.
“Mund të ndodhte kudo”, ka thënë Veliaj te “Top Story” duke përmendur punimet e Bulevardit të ri pranë Stacionit të Trenit, punimet e Sheshit Skënderbej apo kantiere të tjera ku punohet.
“Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se nuk shkoi asnjë ditë për t’u interesuar pranë familjes së Ardit Gjoklajt.
“Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të Punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.
Por vetë Erjon Veliaj duke promovuar punën e kompanisë 3R, të Edurim Teqjas, dikur bëri thirrje publike që njerëzit të punonin aty duke dalë garant për kushtet e punës.
Video më poshtë, kur Veliaj garantonte kushtet e punës në Sharrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/