Kanabisi është kthyer kohëve të fundit në një burim të frikshëm konfliktesh të përgjakshme.
Prej kohësh, pazaret e drogës janë arma vrasëse e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Kanë krijuar konflikte të dhunshme dhe hakmarrje me familje dhe fise që tentojnë shfarosjen. Por kur bëhet fjalë për ngjarje të rënda kriminale, për të cilat pak kemi kurajën të hulumtojmë, kjo për shkak të implikimit gjithnjë të segmenteve të caktuara mafioze që kanë mbështetje edhe nga segmente shtetërore, policia, prokuroria, medietpajtohen me një fakt: Vrasje për larje hesapesh!
Këtu mbyllet historia e një viktime, e nis tjetra, kaq! Ndërsa, këtë vit u shfaq një dukuri e çuditshme? vrasjet për kanabis, më saktë për parcelat e hashashit, për zotërim zone e tregu, lëvizshmëri çmimesh e pazaresh, deri te spiunimioselidhje me segmente të policisë lokale që kanë çuar në eliminim kundërshtarësh. Këtë vit, si rrallë herë, shihet tendenca për të ekzekutuar njerëz që kanë dijeni, që kryesisht janë o punonjës të rastësishëm, ose persona që kanë detyra të caktuara nga grupet kriminale që komandojnë kultivimin e lëndës narkotike. Brenda më pak se 4 muajsh janë të raportuar të paktën 7 ngjarje që kanë në themel vrasje me motive të tilla. Asnjë prej tyre nuk është raportuar nga Policia e Shtetit si vrasje, por në disa raste janë dokumentuar;sherre banale, konflikte për femra e prona e deri te ngjarja e fundit në Shëngjergj që u klasifikua vetëvrasje dhe vijon të konsiderohet e tillë nga Policia e Shtetit, ndonëse Prokuroria e ka regjistruar si vrasje që në krye të herës kur është raportuar si ngjarje! Edhe vrasja në Dukagjin të Shkodrës mes kushërinjsh, Policia nuk e pohoi se ishte për pazare droge, derisa njëri nga vrasësit, ai i dorëzuari që mori përsipër edhe krimin, pranoi se konflikti kishte nisur për pak rrënjë kanabisi, por që në fakt historia e tyre e konfliktit lidhej me informim policie dhe për parcela e jo thjesht disa bimë!
Vrasja e Elidjan Pashajt në Këlcyrë
Ishte mbrëmja e 25 korrikut, një natë pas një masakre në Vlorë dhe një vrasjeje në Patos, kur Policia e Gjirokastrës do të njoftonte për një vrasje me armë zjarri në një fshat të Klëcyrës. U tha se një burrë i moshuar kishte qëlluar me çifte mbi një të ri,porpër shkak se vendngjarja ishte shumë e largët nga qendra e qytetit pak detaje u dhanë e aq më pak vijuan të jepen. Kujtim Bejollari, 65 vjeç, kishte udhëtuar nga Durrësi në Topojan, një nga fshatrat më të thella të Këlcyrës dhe sipas Policisë kishte vrarë djalin nga Patosi. Madje, vrasja sipas Policisë kishte ndodhur për kullota, ndërsa Elidjan Pashja nuk dihej se për çfarë arsyeje gjendej në atë zonë. Policia e klasifikoi vrasjen, për shkak të një konflikti për prona, por u bë me dije më vonë se mes vrasësit të moshuar dhe viktimës 28 vjeç, ekzistonte një lidhje krushqie. Burimet jo zyrtare, por policore bënë me dije se konflikti kishte nisur për kanabisin që gjendej në ato zona, ndonëse asnjëherë nuk u zyrtarizua nga Policia dhe as nga Prokuroria.
Çobani nga Librazhdi i vrarë në Vlorë
Më10 gusht, Policia e Vlorës do të merrte një sinjalizim se një person i pajetë kishte mbërritur i vdekur në spitalin e qytetit. Vdekja e tij kishte ardhur nga një plumb që e kishte marrë ne pjesën e kokës, ndërsa Policia vuri në pranga një burrë të moshuar. Në fakt, ishte pronari i stanit, i cili e kishte gjetur djalin, vetëm 20 vjeç, me pak shenja jete. Ishte munduar ta sillte në spital, me qëllim qëta mbante në jetë, por nuk ia kishte arritur. Policia, përveç tij i vuri në kërkim edhe dy djemtë e të zotit të bagëtive, ndërsa bënme dije se vrasja kishte ardhur për shkak se i riu kishte kërkuar pagën. Në sallën e gjyqit, i moshuari i bëri me dije Gjykatës shkaqet e mospasjes asnjë lloj arsyeje për të vrarë djalin që kishin punësuar si bari, ndërsa Endri Kosteja ishte ekzekutuar me një plumb. Policia në deklaratën e saj tha: “Ky shtetas punonte si çoban në stanin e të dyshuarve. Policia ka arrestuar shtetasin: Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, ndërsa janë shpallen në kërkim 2 djemtë e tij;V. 34 vjeç dhe L. Lelaj, 46 vjeç. Pistat kryesore të hetimit dyshohen ‘Vetvrasja’ose ‘Vrasja nga pakujdesia’. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”.
Altin Llani nga Fieri vritet në Tepelenë më 12 gusht, policia njoftoi:
“Një vrasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Një telefonatë në sallë ka njoftuar se Gjergji Hasani ka ekzekutuar kushëririn e tij Altin Llani, 36 vjeç. Autori i krimit është arrestuar menjëherë pas krimit të rëndë. Mësohet se prej kohësh, Hasani vuante nga depresioni”. Policia bëri me dije se viktima ishte konfliktuar me autorin për një motiv banal, ndërkohë që në fakt, Altini ishte nipi i asaj familjeje dhe më pas i bë me dije se konflikti ishte për prona. Historia e asaj vrasjeje mbyllet shpejt, ndërkohë që u fol se bëhej fjalë për parcela me kanabis që ishin në tokën e tyre dhe që pretendonte edhe viktima. Ngjarjet rrodhën shpejt e ekzekutimi i Altinit nga kushëriri i tij u la jashtë vëmendjes mediatike? thjesht vrasje nga një person me probleme mendore!
Gjok Arra, Planë, Dukagjin
Gjithnjë zona e Mbishkodrës duket se lehtë prodhon ngjarje. Ky është të paktën perceptimi që gjendet për atë zonë, ndërsa u tha se me 15 shtator një 31-vjeçar ishte ekzekutuar nga dy vëllezër, kushërinj me viktimën, e ndërsa pak para vrasjes, në kohën kur ka nisur edhe sherri i madh, dy djemtë kishin qenë duke pirë kafe me njeriun e tyre. Fillimisht,Policia e klasifikoi ngjarjen si konflikt për tokat mes palëve, epak kujt i shkoi mendja se dy personat që u identifikuan dhe u shpallën në kërkim menjëherë, ta kishin ekzekutuar njeriun e tyre për parcela me kanabis. “Shekulli” solli informacion shtesë nga banorë të zonës, të cilët ishin në dijeni të konfliktit që kishte nisur që pas një operacioni që kishte bërë Policia, ku kishte bërë ndërhyrje selektive në parcelat e drogës. Aty dyshohet se vëllezërit Luigj e Çesk Bludaj t`i kishin kërkuar llogari se përse kishte spiunuar te Policia. Në gjyq, autori i vrasjes pranoi se sherri kishte nisur për 50 rrënjë kanabis. Ai i tha Gjykatës së Shkodrës se nuk donte ta vriste, por Gjok Arra kishte tentuar ta gjuante me kmesë, e ky për t`u kundërpërgjigjur e kishte qëlluar me pistoletë.
Ardian Mesiti
Më 22 shtator nga fshati Llallë i Gramshit do të vinte informacioni për një krim horror. Në fakt, Gramshi është ndër ato zonat e rralla që prodhon lajme të tilla. Një i ri ishte gjetur i masakruar me thika dhe i hedhur në anë të rrugës. Policia nxitoi dhe vuri në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa gjithçka në lidhje me autorësinë e krimit u tregua nga banorët të nesërmen.Ndërkaq,Ardian Mesiti ishte gjetur në kanal i pajetë dhe i masakruar. Krimi kishte ndodhur diku afër mesnatës, ndërsa Policia e klasifikoi vrasjen për motive banale. Madje, në them të atij krimi të rëndë u vendos pikërisht sherri për femra, e ndërsa edhe familjarët e viktimës, në fakt dolën dhe treguan se djali i tyre ishte vrarë për nder. Mirëpo, burimet nga vetë zona, nga banorë që janë njohës të mirë të familjeve dhe të të gjithë zonës treguan se djemtë ishin të përfshirë në punët e drogës dhe se prej pak ditësh kishin shfaqur konflikte mes tyre.
Vrasja e Bardhit, ende pa motive, por me 10 autorë
Më 24 shtator gjendet i ekzekutuar me një mori plumbash Aleksandër Bardhi. Vendi i vrasjes ishte një fshat i Sarandës, në të cilin viktima edhe banonte, ndërsa Policia solli në pranga disa persona, ndër ta edhe një të mitur. Fillimisht, nuk u dha asnjë lloj versioni nga Policia, ndërkohë që jo zyrtarisht u bë me dije se Bardhi, 47 vjeç ishte vrarë për kanabis. Madje, u tha se personat që e kishin qëlluar natën, nuk e kanë njohur se ishte ai, por kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër. Policia, përveç tre personave të parë të arrestuar, mes tyre dhe të miturin vetëm 15 vjeç, vijoi të sillte në pranga persona, derisa tri ditë më parë doli në një njoftim zyrtar se kishte gjetur armët, me të cilat ishte qëlluar Bardhi. Ishin gjetur në shtëpinë e një 20-vjeçari, banues i Ksamilit, i cili është i arrestuar, ndërsa u shpall në kërkim një 18-vjeçar që policia nukjep emrin. Policia publikoi kallashnikovët që u gjenden në shtëpinë e Dhimitër Cikos, i dënuar edhe më parë për trafik droge, por nuk bëri me dije se cili ishte shkaku që i kishte marrë jetën 47-vjeçarit nga Mirdita që banonte në Sarandë. Vijon të mos dokumentohet motivi i vrasjes, ndërsa Policia nuk ngurroi të publikonte edhe skedën kriminale të viktimës, për sa ishte gjallë.
“Vetëvrasja” me plumb pas koke e Besnik Pudjas
Më7 tetor, Policia e Tiranës njofton për një akt vetëvrasjeje. Në fakt, kohëve të fundit janë shtuar së tepërmi dhe mbeten të tilla, përveç rastit në fjalë, për të cilin reagoi i ati i tij, pasi e mbuloi me dhe të birin 36 vjeç. Në njoftimin e policisë së Tiranës bëhej me dije se një i ri, çoban, ishte gjetur i pajetë dhe ishte vetëvrarë me arnë zjarri. Tri ditë më vonë, Prokuroria në një indicie të ndryshme nga Policia e regjistron aktin si vrasje, ndërkohë që për ditë me radhë ikja nga kjo jetë e Besnik Pudjas, në stanet e Shëngjergjit, stane që në vendin tonë janë kthyer në magazina hashashi, u kronikua si e dyshimtë. I ati i tij doli publikisht dhe i kërkoi shtetit të gjente autorët e vrasjes së të birit. Policia arrestoi dy të rinj, të cilët duket se kishin dijeni në lidhje me “vetëvrasjen” po jo me vrasjen. Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër “çoban” pasi edhe ky kishte dijeni për faktin që Pudja mbante armë, por që nuk kishte treguar në Polici. Në reagimin e fundit, Policia bëri me dije se Besniku ishte vetëvrarëdhe plumbi që kishte dalë nga koka e tij kishte plagosur të arrestuarin për moskallëzim krimi në krah!!! Familja vijon të kërkojë vrasësit e të birit, madje bëhet me dije se edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar si shkak të vdekjes së tij një plumb pas koke, me hyrje, jo dalje! /Shekulli/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/