Policia e Vlorës ka dhënë disa detaje për plagosjen e një personi ditën e sotme në Vlorë, pas një konflikti me një tjetër person.
Sipas Policisë Vendore, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Vlorë. Sipas policisë, 37-vjeçari është qëlluar me plumba në të dyja këmbët. Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se rreth orës 15:30, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar një person i plagosur me armë zjarri.
Menjëherë grupi hetimor pas veprimeve paraprake ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat e lagjes “Pavarësia” pranë një palestre, ku konkretisht pas një konflikti midis dy shtetasve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri të llojit “Pistoletë” shtetasi me iniciale Florenc Meçaj 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe dyshohet se plagosja është kryer nga shtetasi Klevis Gjahtari, rreth 30 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe kreu veprimet për sqarimin e rrethanave, ndërsa po punohet për kapjen dhe arrestimin e autorit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 15:30, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Menjëherë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në një nga rrugicat e kësaj lagjeje, pas një konflikti për motive të dobëta midis dy personave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi F. M. ,37 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, shtetasin me iniciale K. Gj., rreth 30 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/