Boçi: Rama vazhdon të fyejë nxënësit dhe prindërit duke i quajtur analfabetë

Boçi: Rama vazhdon të fyejë nxënësit dhe prindërit duke i quajtur analfabetë

55
0
Shares

Pasi kryeministri Rama dhe minisrja e Arsimit Lindita Nikolli në një takim të zhvilluar paraditen e sotme me mësues dhe pdagog kanë folur per punë e qeverisë dhe reformën në arsim, nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe reagimi nga opozita.

Në një dalje për median kreu u Departamentit të Arsimit Luçiano Boçi tha se prej 3 vitesh arsimi është bërë plackë që ndahet mes Ramës dhe aleatëve të tij. “Për 3 vite arsimi u bë si tryeza e cakenjve, ku Edi Rama ndan copa me aleatët e tij, në një luftë që ka për synim të kapë sa më shumë vende pune, dhe nuk ka aspak parasysh mësimdhënien. Edi Ramën e ka zënë amnezia dhe nuk e përmend, po shqiptarët e dine, se simboli rilindas për arsimin është Luiza që nuk kërkonte vetëm mijëra euro për një vend pune, por edhe trafikonte mësuese për dëshirat e shefave në Tiranë”, ka deklaruar Boçi.

Sipas demokratit Boçi edhe sot, më shumë se gjysma e ma​turantëve me rezultate të mira dhe shumë të mira janë rrugëve, sepse janë ndryshuar rregullat. “Edi Rama vazhdon të fyejë nxënësit dhe prindërit e tyre duke i quajtur mbi 100 mijë prej tyre si analfabetë”, ka thënë Boçi

Më tej Luçiano Boçi ka deklaruar se droga ka përfunduar në oborret dhe klasat e nxënësve, por sipas tij ky nuk është shqetësim për Edi Ramën. “Partia Demokratike mbështet cdo investim në arsim, por në këto 3 vite nuk pati asnjë rritje page për arsimtarët, të cilët u kërcënuan me vendin e punës për të dhënë votën për Edi Ramën, sic e thotë raporti i OSBE-ODIHR e sic ndodhi në zgjedhjet e fundit në Dibër. Në këto tre vite nuk u ndërtua asnjë shkollë e re. Këto të vërteta për arsimin i dinë mësuesit, nxënësit dhe prindërit dhe nuk mbulohen dot nga llomotitje më shumë se 1 orëshe e Edi Ramës. Arsimi, mësimdhënia, mësuesit e nxënësit do të jenë më mirë pa Ramën”, ka përfunduar fjalën e tij Lucioano Boçi. /droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY