Sipas deputetit Ben Blushi, bashkëjetesa politike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës pothuajse është prishur, por kjo sipas tij i takon atyre.
Nga studio e emisionit “Opinion” në TV Klan, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se në çfarë kushtesh Meta u rikthye në marrëdhënie me Ramën, kur marrëdhënia e tyre ishte prishur, Blushi përgjigjet se, :
“Sepse LSI është parti që do të rrijë vetëm në pushtet dhe në këtë amoralitet qeverisjeje të dyja bashkë e kanë shumë të lehtë në qeverisje”.
Prova se sistemi politik në Shqipëri është kalbur, sipas Blushit është ligji për importin e mbetjeve.
“Në 2013 PS e kundërshtoi, në 2016 e votoi. Kurse LSI, në 2011 ishte pro përkrah Berishës për këtë ligj, në 2013 e kundërshtoi me PS, ndërsa tani në 2016 është pro me Edi Ramën për këtë ligj. LSI është ndoshta parti unike në Europë”, tha Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/