Berisha: Rritja e pagave të mësuesve është thjesht mashtrim elektoral

Berisha: Rritja e pagave të mësuesve është thjesht mashtrim elektoral

73
0
Shares

Ish kryeministri Berisha ka sulmuar Ramën, pasi ky i fundit sot njoftoi në një takim me mesuasit se do të ketë me 10% rritje të pagës së tyre. Sipas Berishës kjo rritje page vjen pas ndëshkimit tre vjeçar me uljen e tyre në tre vjet 12% për shkak të inflacionit. Pra për Berishën kjo rritje me 10% e pagave ka ardhur pas rritjes së cmiemeve dhe bëhët vetëm përpara zgjedhjeve pra me pak fjlaë është një mashtim elektoral.

“Rritja e pagave, pas ndeshkimit tre vjeçar me uljen e tyre ne tre vjet 12% per shkak te inflacionit, dhe heqjes se shperblimit ne fund vitit, eshte thjesht mashtrim elektoral!

Te dashur miq, sot Edi Rama hodhi ne treg mashtrimin e radhes, ate te rritje se pagave me 10% pasi i ngriu pagat per tre vite me rradhe dhe jo vetem kaq, por dhe hoqi shperblimin ne fund te vitit prej nje page per rrogat e ulta dhe 100 mije leke per te tjerat.

Per cdo njeri qe di çfare eshte inflacioni, pra rritja e pandalshme e çmimeve ne teresi dhe atyre te konsumit te perditshem ne veçanti, e ka qe qarte se me rritjen prej 10% pas tre vitesh pagat e vitit 2016 mbeten perseri 2% me te ulta se sa pagat e vitit 2013 per te gjithe punonjesit e administrates pervec ministrave e siper, pagat e te cileve jane rritur me 60%. Shtoj ketu se para vitit 2013, periudhe ne te cilen pagat e mesuesve u rriten me 120-130%, te infermiereve dhe mjekeve me 150 dhe 160%, inflacioni vjetor neutralizohej teresisht vetem me shperblimin e fund vitit”, shkruan Berisha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY