Policia e Tiranës e Komisariatit Nr 1, kanë parandaluar një ngjarje të rëndë në familje.Si psoje është arrestuar një 40 vjecar dhe është sekuestruar një armë pa leje.
Ngjarja
Më datë 17.10.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë ndërhyrjes në kohë parandaluan një ngjarje të rëndë në një familje, ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Edmond Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, , ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krëhër dhe 5 fishekë.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/