VIDEO/ Kryeprokurori i Lecces: Autoritetet shqiptare nuk janë të interesuara të bashkëpunojnë...

VIDEO/ Kryeprokurori i Lecces: Autoritetet shqiptare nuk janë të interesuara të bashkëpunojnë për drogën

54
0
Shares

Televizioni italian Rai 3 vazhdon investigimin e kultivimit të kanabis sativës në Shqipëri, si një fenomen shqetësues edhe në shtetin fqinj për shkak të trafikut të drogës.
Në këtë emision të sotëm të Rai 3, gazetari italian interviston kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili thotë se kultivimi i drogës zë vendin kryesor në ekonominë e Shqipërisë, duke u kthyer kështu në një rrezik për sigurinë e vendit dhe të shteteve të tjera për shkak të fuqizimit të grupeve kriminale.
Të kundërtën pretendon ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i pohon gazetarit të Rai 3 se Shqipëria nuk është një vend problematik në këtë aspekt.
Në fund të muajit shtator dhe në fillim të tetorit, autoritetet italiane kanë sekuestruar plot 3.8 tonë marijuanë, shifër kjo që konfirmohet edhe nga kryeprokurori i Lecces. Ky, në intervistën për Rai 3 thotë se bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane ka ekzistuar edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes së djathtë, ndërsa thekson se “tani është zvogëluar, ndoshta është ulur interesi nga ana e autoriteteve shqiptare”.
Pak ditë më parë, Rai transmetoi fenomenin e kultivimit të drogës në Shqipëri, duke marrë rastin konkret të qytetit të Krujës, ku vet një person që pretendonte se ishte bari, tregoi jashtë kamerave se policia lokale e Krujës është e përfshirë në mbjelljen e parcelave me kanabis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY