Tërmeti në Janinë, Lila rrëfen panikun: Fjeta në makinë

Tërmeti në Janinë, Lila rrëfen panikun: Fjeta në makinë

48
0
Shares

Lëkundjet e tërmetit në afërsi të Janinës, në Greqi, kanë krijuar një situatë paniku te banorët e zonës, ku edhe pse mbi 160 lëkundjet nuk kanë shkaktuar pasoja të rënda, por vetëm disa dëme materiale, situata mbetet alarmante.

Lojtari i përfaqësueses sonë, Andi Lila, i cili aktivizohet te skuadra e qytetit të Janinës, tregon orët e panikut mes lëkundjeve dhe vështirësisë për të gjetur një vend të sigurtë, me fëmijën e vogël dhe bashkëshorten, mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Ishte ora 11:30 në Greqi, kur u ndie lëkundja e parë dhe nga më të fortat. Unë ndodhesha në atë moment në hotel, bashkë me nusen dhe djalin, dhe isha bërë gati për gjumë. Mora djalin në krahë dhe dola menjëherë në hollin e hotelit. Me t’u qetësuar disi situata, u ngjita sërish në dhomë. Por lëkundjet nisën të ndiheshin çdo 10 minuta, e nga ai moment vendosa ta kaloja natën në makinë, së bashku me familjen”, rrëfen Andi Lila.

Njoftimet e mediave greke flisnin për një situatë të paqëndrueshme, ndërsa sizmiologët nuk kanë dhënë ende fjalën e tyre për qetësimin e situatës. Për këtë arsye, Andi Lila vendosi që të paktën të siguronte familjen, duke e sjellë në Shqipëri.

“Faktikisht u nisa me makinë për në Shqipëri, por për të sjellë familjen, nisur edhe nga fakti që nga klubi më kishin njoftuar se ndeshja e kësaj të diele nuk do të luhej. Por rrugës deri në Kakavijë, drejtues të klubit më morën sërish në telefon për të më thënë se ndeshja nuk do të anulohej dhe duhet të luhet po sot pasdite. Kam luajtur në shi, dëborë, diell, por në një situatë lëkundjesh sizmike nuk kam luajtur ndonjëherë. Edhe këtë më duhet ta provoj”, thotë më tej Andi Lila./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY