7 ballë ka qenë ndjeshmëria e tërmetit, me magnitudë 5,6 të shkallës Rihter që goditi Janinën në orën 10:15.Leskoviku ishte qyteti më i afërt me epiqendrën, por lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera. Tërmëti është shoqëruar nga qindra pasgoditje, 12 prej të cilave konsiderohen të forta. Lëkundjet vazhdojnë por sipas sizmiologëve nuk mund të parashikohet se si do të jetë ecuria e tyre, informon tv klan.
Drejtori i shërbimit kombëtar të mbrojtjes antizmike, Eftimios Lekas nga Janina ka deklaruar se “nuk është e mundur të përcaktojmë nëse do të shfaqet një tërmet më i fuqishëm apo nëse tërmeti i parë ishte kryesori”, sipas tij duhet pritur të paktën 48 orë, për të nxjerrë konkluzione të sakta. Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar panik mes banorëve të Janinës të cilët kanë kaluar jashtë natën nga frika e tërmeteve pasues.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/