Flamur Bime (Prefekti), Zamira Rami (Kryetare e Bashkisw Gjirokastër), Krenari i Tavos (Drejtor i Spitalit Rajonal) dhe gjithë ju krenaristët e pushtetit, çohuni nga gjumi!
Populli e ka gdhirë në rrugë!
Ju shërbëtorët e tij, ku jeni?!
Dilni ngrini në gatishmëri shtabin e emergjencave; pushtetarët, zjarrfikëset, spitalin, ambulancat, zahirenë, ilaçet, çadrat, ujin e pijshëm, etj.
Këto veprime bëhen në shtetet normale në raste të mundshme katastrofash, zjarresh, tërmetesh, përmbytjesh.
Nuk ju kërkon njeri të ndaloni tërmetet, se nuk mundeni, por të jeni në gatishmëri dhe të informoni qytetarët për vazhdimësinë referuar lidhjeve me qendrat sizmike (që në Shqipëri janë jashtë loje), të vendeve fqinje. Të informoni për masat e mara. Të jeni pranë qytetarëve se ndaj ju kanë votuar, edhe pse keni shpenzuar shumë miell e para.
Ju sot dështuat!
Kur qytetarët kishin nevojë për ju, ju s’ishit aty.
Në rast tërmetesh edhe minjtë dalin në rrugë, madje të parët, por ju ishit fshehur, si asnjë specie tjetër në të tilla raste.
Ju pushtetarët e sotëm, jeni specie e veçantë.
As tërmeti nuk ju tremb, ose keni qenë thumb nga hashashi i pushtetit dhe nuk keni marrë vesh gjë për tërmetet që tmerruan dhe foshnjat në bark të nënës.
Njerëz, dilni zot vetes, sa t’ju dalë hashashi “barinjve” të pushtetit tuaj!
Ata janë ose duke ruajtur parcelat me drogë të të afërmve të tyre, ose në gjendje të dehur nga hashashi i pushtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/