Prokuroria kërkon 34 vite burg për ish-zyrtarët e INUV Tiranë

Prokuroria kërkon 34 vite burg për ish-zyrtarët e INUV Tiranë

65
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 34 vite burg në total për 17 ish inspektorë të Inspektoriatit Vendor urbanistik të Bashkisë Tiranë, mes të cilëve edhe ish-drejtuesi i tij, Florenc Hoxha. Për këtë Prokuroria kërkoi 6 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por Hoxha ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe në rast dënimi nga gjykata ai përfiton uljen e dënimit me një të tretën.
Prokuroria e Tiranës thotë se ka provuar se Hoxha ka shpërdoruar detyrën në 531 raste. Ndërsa 16 vartësit e tij gjithsej 622 herë.
Përveç dënimit me burg për Hoxhën, Prokuroria ka kërkuar edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyra publike për tre vite, ndërsa për vartësit e tij 1 vit.
Sipas hetuesve këta persona kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në të gjitha zonat e kryeqytetit, duke pasur dijeni. Hetimi përfshin kohën nga korriku deri në dhjetor të vitit 2013.  Kallëzimi është bërë nga IKMT dhe me pas ka qenë njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës që ka ndjekur hetimet mbi shkeljet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY