Dita e sotme do të karakterizohet nga masa ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke bërë që në vendin tonë të dominojnë vranësirat dhe shirat, ku më të dukshme do të jenë në veri- qendër të vendit duke gjeneruar dhe rrebeshe.
Parashikohet që edhe pasditja do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e përkohshëm të jenë dominuese në vend ku në zonat bregdetare do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/