Tërmeti 5.3 ballë që goditi Greqinë ditën e djeshme, por që tronditi edhe jugun e Shqipërisë, kryesisht Gjirokastrën është pasur edhe nga 160 lëkundje të tjera.
Edhe mbrëmjen e sotme qytetarët e Gjirokastrës dhe zonave përreth janë përballur me të tjera lëkundje.
Siç shihet edhe nga tabela më poshtë, tërmeti i fundit që është regjistruar në kufirin greko-shqiptar eshte ai i orës 19:01, me magnitudë 4.6 ballë.
Disa banorë në Gjirokastër kanë braktisur banesat dhe janë strehuar te të afërmit, pasi lëkundjet e tërmetit vazhdojnë.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Por pavarësisht kësaj, frika për lëkundje të tjera ekziston duke bërë që shumë qytetarë në Gjirokastër dhe zonat e tjera përreth të alarmohen.
Shumë qytetarë natën e djeshme e kanë kaluar jashtë, pasi pas tërmetit mbi 5 ballë që goditi zonën u pasua edhe nga lëkundje të tjera.
Ndërkohë gjatë paradites se sotme, Sizmologu Rrapo Ormeni tha se është normale që pas lëkundjeve të forta priten edhe lëkundje të tjera, por me magnitudë me të vogël.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/