Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSSIER/ Dikur grekët e njihnin çështjen çame dhe shqiptarët e Çamërisë…!

16/10/2016
DOSSIER/ Dikur grekët e njihnin çështjen çame dhe shqiptarët e Çamërisë…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Alba Haruni

Për shoveno-ortodoksët e Athinës dhe sahanlëpirësve të tyre shqiptarë, arkivat ruajnë e dëshmojnë fakte të pakundërshtueshme. Janë pikërisht arkivat e shtetit grek që dëshmojnë për ekzistencën e çështjes çame.
Këto arkivat dëshmojnë se ndër më aktivët në këtë drejtim ishin deputetët e Parlamentit grek, Jorgios Sp. Sakas dhe Kristo Vasili.
Ja fragmente nga pohimet e tyre, shkëputur nga arkivat shtetërore greke:

“I lutemi kryetarit të qeverisë t’i mbrojë këta bashkatdhetarë, vëllezërit tanë, me të cilët na ndan vetëm feja, po na bashkojnë po ato zakone të njëjta, e kaluara dhe e njëjta histori. Nuk duhet të harrojmë, se edhe ato kanë të drejta në shtetin grek”.
(Arkiva Greke, deputeti Jorgios Sp.Sakas. Në gazetën e pavarur politiko-letrare “Kravji”, dt. 8 korrik 1936).

“Çamët janë njerëz të ndershëm, shtetas besnikë të mbretit Kostandin dhe miq të shtetit grek”.
(Arkiva Greke, Kristo Vasili, deputeti i Janinës. Në gazetën “Elefteria”, nr. 102, Janinë, 30 prill 1936).

cPo kështu dhe çamët ortodoksë kanë jetuar në vëllazëri të plotë me çamët myslimanë,madje në ditë të këqija ju kanë dalë në mbrojtje. Ata të frymëzuar nga dëshira për të bashkëjetuar në harmoni dhe në një fqinjësi të mirë me minoritetin çam jo vetëm morën në mbrojtje çamët myslimanë nga elementët keqbërës, por shkuan edhe më tej. Kështu p.sh., Kristo Pituli, përfaqësues i njërës prej familjeve krishterë më në zë të Çamërisë dhe në të gjithë Greqinë, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë së Metaksait kundër minoritetit shqiptar çam, shkoi në fshatin Grikohor, pranë miqve të tij myslimanë dhe me sa do të mundte, do të dilte në mbrojtje të tyre. Ai aty gjeti komandantin e Korofillaqisë së rajonit, Vardhallaqin, një grek nga thellësitë e Greqisë, i sapoemëruar në postin e Komandantit të Rajonit. Kristo Pituli, kur mësoi se misioni i komandantit të Korofillaqisë në fshatin Grikohor ishte për të arrestuar parinë e fshatit e për t’i nisur menjëherë në internim, iu drejtua ndër të tjera…

“Vendimi që keni marrë për të internuar myslimanët e këtij fshati, nuk është i drejtë. Ju jeni të huaj. Sot jeni këtu, nesër shkoni, ndërsa ne kemi rrojtur e do të rrojmë së bashku me ta. Ne nuk duam që gjynahet tuaja t’i paguajmë ne”.

Këto fakte hedhin poshtë me forcë teoritë e Venizellosit,sipas të cilit shqiptaret e myslimanizuar nisën një luftë civile me shqiptarët ortodokse dhe për t’i shpëtuar kësaj lufte, shqiptarët ortodoksë erdhën në Greqi. Pra,praninë e kësaj popullsie ne këto territore ai e lidhi pikërisht me një luftë civile për shkaqe fetare, e cila nuk dokumentohet të ketë ndodhur asgjëkund. Edhe ato konflikte që mund të kenë ndodhur kanë qenë përgjigje të provokimeve të andartëve grekë në territoret shqiptare. Aq me tepër që shqiptaret kurrë s’kanë pas konflikte të tilla për çështje fetare, përkundrazi janë dukuri jo tipike për ambientet shqiptare. Po kështu teza e njohur kundër çështjes shqiptare, ku shqiptarët duke qenë të paafte për të vetëqeverisur, duhet t’i besohet një qeverie tjetër dhe kjo duhet të ishte Greqia.
Platforma greke e Venizellosit ka dështuar para faktit të gjuhës së folur në këto territore ,shtrirja e së cilës është një provë e rëndësishme që dëshmon për një gjuhë kombëtare të folur aty,prandaj gjithmonë i kanë mëshuar elementit fetar ,sipas të cilëve duhet të jetë kriteri kryesor për përcaktimin e një etniciteti.

cc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

17/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.