Qytetarët kosovarë denoncojnë atë që sipas tyre është plaçkitje nga ana e Policisë rrugore shqiptare.
Nëpërmjet një mesazhi të dërguar dhe publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, “qytetari dixhital nga Kososva”, denoncon një gjobë të pa argumentuar e faktuar nga Policia rrugore shqiptare, si edhe bllokimin e lejes së drejtimit, rimarrja e së cilës shkakton problem më vete, për shkak të afatit disa ditor që zgjat kjo procedurë.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Qytetari dixhital nga Kosova denoncon
Gjoben, plaçkitjen nga çunat e krimit te Saje qorrit!
I bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit banditet me unforme qe plaçkisin me gjoba qytetaret! sb
“Pershendetje Z. Berisha siç po e shihni edhe ne foto sot gjate rrugetimit tonë per ne Tiranë, policia rrugore e Shqiperis na ndalë siç ndalë pothuajse qdo Kosovar qe mësyn Shqiperin dhe dënon-gjobit (plaqkit) 61 Euro Cash per arsye tej-kalim shpejtësie gjë të cilen nuk arrin as vetë polici te ta deshmoj. Maltretimi nuk mbaron ketu, ata te ndalin patenten me mundsi ri-marrje vetem pas 3dite dhe nese unë si qytetar i Kosoves dua te vazhdoje rrugetimin time drejt Maqedonis ose Malit te Zi nuk mund pa patent shoferin te cilin me ka konfiskuar policia Shqiperis edhe pse e kame paguar Gjoben-Plaqkitjen.
Kjo eshte Mikëpritja vellazerore e Shtetit Shqiptar per ne Kosovaret qe duam ta kalojm nje dite ne Shqiperi.
Kjo nuk eshte asgje tjeter perveqëse TURP TURP TURP”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/