Zbatimi i ligjit të Vettingut nga Presidenti Nishani është i pamundur pasi nuk u kap afati që kërkon 45 ditë nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Në fakt ky afat nuk mund të kapej edhe sikur miratimi i ligjit të mos kishte vonesa pasi ashtu sic ishte llogaritur nga mazhoranca, institucioni i Presidentit do të shmangej medeomos si rezultat i përkufizimeve kohore pa llogjikë ligjore nga ana e mazhorancës.
Presidenti Nishani ka komentuar sot në një intervistë për abcneës se cila ka qenë arsyeja sqë institucioni që ai drejton nuk u përfshi dot në procesin e vettingut.
Gazetarja: Zoti President, një çështje që gjatë javës pati diskutim pati edhe jehonë nga opozita dhe Partia Demokratike ishte çështja e fillimit të procedurave të zbatimit të ligjit të Vettingut “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në ligj flitet për një afat 45 ditor të cilin Presidenti duhet ta përmbush, por në fakt i referohet miratimit të Kushtetutës, dispozitave kushtetuese të 21-22 korrikut. A ka vend Presidenti për të hedhur hapa për të zbatuar gjithë atë procedurë që parashikohet në ligj në fakt për të marrë aplikimet, për të shpallur fillimisht vendet dhe për të marrë aplikimet, mbikëqyrjen me operacionin ndërkombëtar të monitorimit. Është një afat 45 ditor që kërkon sqarim në fakt në se ju do ta ushtroni këtë kompetencë, ka vend për t’u ushtruar kjo kompetencë apo i kalon Avokatit të Popullit automatikisht në këtë situatë ?
Presidenti Nishani: Unë me keqardhje kam konstatuar që hartuesit e këtij projektligji nuk kanë qenë të sinqertë në lidhje me të drejtat dhe përmbushjes së atyre të drejtave nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës. Pra, ka pasur një mungesë sinqeritetit në raportet midis hartuesve të ligjit dhe Institucionit të Presidentit të Republikës. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që u shmang plotësisht konsulta me përfaqësues të Institucionit të Presidentit të Republikës në një ligj ku parashikohej përfshirja e Institucionit të Presidentit të Republikës. Pse e them këtë? Ligji i referohet afatit 45 ditor jo të hyrjes në fuqi të ligjit, por i referohet afatit 45 ditor të hyrjes së Kushtetutës, ç’ka është një nonsens është një nonsens juridik por edhe logjik mbi të gjitha sepse një ligj nuk mund t’i referohet një akti themeltar padyshim, por një akti të miratuar shumë kohë përpara në një kohë kur deputetët ishin mjaft të qartë që paketa e ligjeve nuk kaloi në të njëjtën ditë, nuk kaloi në të njëjtin proces votimi me paketën kushtetuese. Pra, ligji u shqyrtua dhe u miratua në një kohë shumë më të vonshme dhe afati 45 ditor brenda të cilit Presidenti duhet të përmbushte të gjithë angazhimet tij lidhej me hyrjen në fuqi të Kushtetutës që do të thoshte se afati i fundit i Presidentit ishte data 25 shtator. Sikur të kemi parasysh që Presidenti të mos e lexonte fare ligjin, të mos e studionte fare ligjin, ishte një ligj shumë i rëndësishëm dhe voluminoz i cili mbërriti në Zyrën e Presidentit në 1 shtator, sikur Presidenti ta dekretonte në datën 2 shtator, të hynte në fuqi në datën 3 shtator, të pritej 15 ditë nga hyrja e tij në fuqi që shkonte përafërsi përtej mesit të shtatorit. Pastaj duke llogaritur që ligji parashikonte që Presidenti duhet të linte 15 ditë afat njerëzve, të cilët duhet të aplikonin për vendet vakante, dhe pastaj edhe shtatë ditë të tjera për të shqyrtuar kërkesat dhe për t’ia përcjellë pastaj institucioneve të tjera. Pra, sikur Presidenti ta kishte firmosur pa e lexuar ligjin që me datën 2 shtator, i gjithë procesi që duhet të përfundonte Presidenti minimalisht shkonte në datat 2, 3 apo 4 tetor pra, data 25 shtator i parashikuar në ligj si afati i fundit që Presidenti duhet të përmbushte gjithë këto detyra, tejkalohej dhe nuk e bënte të mundur angazhimin e Presidentit. Megjithatë nuk është një proces që është në ngërç se vetë paketa kushtetuese dhe ligji ka paraparë që në rastet kur këto çështje nuk përmbushen nga ana Presidentit të Republikës është Avokati i Popullit ai që e kryen procesin e mëtejshëm. Ndaj tashti afatet e Presidentit kanë kaluar që në datën 25 shtator, madje që pa hyrë ligji në fuqi, por që tashmë i takon zyrës së Avokatit të Popullit që të vijojë me procedurën me çështjet që ligji parashikon. E rëndësishme është që procesi të kryhet me transparencë, të kryhet jashtë ndikimeve dhe kapjes politike është shumë e rëndësishme sepse vetë paketa kushtetuese dhe gjithë paketa e ligjeve të miratuar ka një sfidë shumë të madhe dhe të dy rreziqet apo le të themi të dyja çështjet qëndrojnë përballë në procesin e implementimit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/