Në foto, pistoleta e kapur në vendngjarje
Policët e Komisariatit të Policisë Nr 1 në Tiranë, bënë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë brenda një familjeje, ku u arrestua në flagrancë shtetasi,
– Ylber Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë
Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/