SALMONELA/AKU bllokon restorantin në Tiranë por mban sekret emrin

SALMONELA/AKU bllokon restorantin në Tiranë por mban sekret emrin

61
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salsiçe, të cilat kishin prezencë Salmonele në një restorant në Tiranë të cilin e mban sekret.

Sipas njoftimit të AKU “salsiçet janë bllokuar në një restorant në Tiranë, i cili i prodhonte vet ato. Informacioni është marrë nga sistemi i kontrollit që përcaktohet në ligjin për sigurinë ushqimore, se kishte prezencë Salmonele. Menjëherë inspektorët e AKU-ës kanë shkuar pranë restorantit dhe kanë marrë mostrat përkatëse. Nga analizat e kryera në labaratorët e ISUV, është konfirmuar se salsiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në restorantin e tij, kishin prezencë Salomenele.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë menjëherë bllokimin e repartit të përpunimit të mishit për këtë subjekt.

Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës SPP

Gjithashtu për shkak të nxjerrjes në treg të ushqimit të pasigurt, u mor masa gjobë 300.000 lekë ndaj këtij subjekti.”, thuhet në njoftimin e AKU.

Autoriteti nuk ka publikuar emrin e restorantit duke rrezikuar kështu shëndetin e konsumatorëve që mund të vijojnë të frekuentojnë atë restorant. Në njoftim nuk është thënë nëse nga kontrolli dhe asgjësimi është eliminuar gjithë sasia e salciceve të infektuara.

Ndërkaq një problem që ka një restorant përgjithësohet për të gjithë restorantet në Tiranë, përmes mungesës së transparencës së AKU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY