Rama mbron garën për në Universitet, Boçi i tregon studentët në rrugë

Rama mbron garën për në Universitet, Boçi i tregon studentët në rrugë

51
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur reformën në sistemin e arsimit, duke e konsideruar si një ndryshim rrënjësor që ndan të shkuarën nga e ardhmja ndërsa ishte sot paradite në një universitet privat.

“Sistemi garanton konkurrencën, meritën dhe këtë e garanton sipas radhës. Pas fazës së dytë të regjistrimeve, përsëri janë thuajse më shumë se gjyma e kuotave që mbeten të lira dhe vija e kuqe që është përcaktuar se si do ulen të gjithë ata që nuk kanë fituar as në radhën e parë as të dytë, të plotësohen nga ato që përmbush kriteret të hynë. Nuk ka ndodhur që dikush që është më i mirë, ta gjejë veten pas atij që është më pak i mirë.”

Kryeministri iu përgjigj edhe sulmeve për një proces jotransparent dhe të tejzgjatur të hyrjes në Universitete.

“Atyre që thonë se procesi zgjat shumë, u themi se procesi ishte po aq i gjatë sa në të kaluarën, por se zhvillohej jashtë vëmendjen se prindërve, trupës dhe të gjithë prisnin rezultateve në fund të tetorit dhe askush nuk kishte të drejtë ankimimi dhe nuk riparonte dot dëmin. Ndërkohë që të gjithë e kanë procesin në dorën e tyre. Është konkurrencë pa stres.”

Por menjëherë ka reaguar deputeti i PD-së, Luciano Boci i cili përmes postimit në rrjetet sociale shkruan se kryeministri Rama harron të thotës se si rezultat i reformës gjysma e studentëve edhe pas dy raundeve enden rrugëve.

“Pas ezaurimit te dy raudeve, me shume se gjysma e maturanteve enden rrugeve e zyrave te ministrise se tij, per te kapur te ardhmen. Do vetem pak dite te filloje dhe auditoret ne shume Universite publike do jene bosh, per shkak te paaftesise se tij e ministres se tij. Udhezimi i tij e detyron maturantin te regjistrohet ne nje dege qe ai nuk e deshiron, por qe e ka shenuar nga halli”, deklaron Boci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY