Boçi sulmon presidentin e “Mesdhetarit” Angjelin: Në universitetin e tij merren diploma...

Boçi sulmon presidentin e “Mesdhetarit” Angjelin: Në universitetin e tij merren diploma edhe duke u larë si turist në Mesdhe

97
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një reagim ditën e sotme në lidhje me ceremoninë e diplomimit në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Boçi shkruan se nga Universiteti ku diplomat mund të merren dhe duke u larë si turist gjatë vitit në Mesdhe, Rama mundohet që t’i bind maturantë se ndryshimi që bëri me reformën në arsim ishte ndryshim epokal.

Boçi më shumë se kritika ndaj Ramës, ka sulmuar direkt presidentin e universitetit  Mesdhetar, Anastas Angjelin, i cili është edhe njëkohësisht deputetii Partisë Socialiste.

Deklarata e plotë e deputetit të Partisë Demokratike:

Nga maja e Universitetit mesdhetar, ku diplomen mund ta marresh dhe duke u lare si turist gjate vitit ne Mesdhe, Rama po u mbush mendjen maturanteve se budallalliku qe ai prodhoi eshte ndryshim epokal!?

Ne fakt nga nje ane ka “te drejte”. Ka te drejte sepse coroditja, amullia, deshtimi qe ai instaloi per maturantet, ishin unikale ne keto 25 vite. Harroi te thoje qe si rezultat i ketij “ndryshimi epokal”, pas ezaurimit te dy raudeve, me shume se gjysma e maturanteve enden rrugeve e zyrave te ministrise se tij, per te kapur te ardhmen. Harroi te pohoje qe ne fazat e pritshme maturantet do luajne “live”, si ne loto 1X2, ose “shak-shak” e bardhe, e kuqe, e verdhe, fatin e tyre.

Nuk i tha qe viti akademik, do vetem pak dite te filloje dhe auditoret ne shume Universite publike do jene bosh, per shkak te paaftesise se tij e ministres se tij. Harroi te pranoje qe udhezimi i tij e detyron maturantin te regjistrohet ne nje dege qe ai nuk e deshiron, por qe e ka shenuar nga halli.

Kjo dege me gjasa eshte gjithmone ne Universitet jopublik, si ai ku eshte ngjitur Rama. Ben tellallin e u thote maturanteve qe e keni ju ne dore procesin.!? E habitshme!!!

Kjo eshte tamam me jua lene …..ne preher, pikerisht atyre qe vuajne pasojen e ketij deshtimi!! Me e bukura eshte se u mburret se ato nuk do paguajne me leke per te fituar te drejten e studimit, pikerisht nga nje vend ku, per bachelor te duhen deri ne 2000€ e per master deri ne 3000 €!!!!! Kjo nuk eshte me tallje me maturantet. Eshte percmim e mosperfillje totale!

 

lucianoo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY