Vrasja në Shëngjergj, flasin familjarët: Besnikun e vranë se ishte punëtor hashashi

Vrasja në Shëngjergj, flasin familjarët: Besnikun e vranë se ishte punëtor hashashi

61
0
Shares

Foto, Besnik Pudja dhe Petrit Pudja

Babai i Besnik Pudjas, 36-vjeçarit që u gjet i vrarë në Shëngjergj, një javë më parë, ka dyshime se dikush po tenton të fshehë të vërtetën, duke thënë se i biri ka vrarë veten.
Petrit Pudja tregon për gazetën “Panorama” se djalin ia kanë vrarë në një kapanon me hashash. Sipas tij, më pas kanë fshehur provat dhe kanë pastruar gjithçka, duke e hequr drogën nga vendi ku ai u gjet i vrarë.
“Unë di t’ju them vetëm kaq. Djali im nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten. Ai një natë para se të vritej më mori në telefon shumë i qetë dhe më tha se nesër (atë ditë që u vra), do të vinte në shtëpi”, tregon babai për “Panorama”, duke shtuar se “Vendi ku është gjetur i vrarë djali im nuk është stan, është një kapanon droge”.
Ndërsa motra e viktimës shprehet se tashmë nuk ka më frikë të tregojë se i vëllai ishte punëtor hashashi dhe sipas saj, edhe vrasja e tij lidhet me faktin se ai kishte nisur të fliste rreth punës që bënte.
“E vranë sepse filloi të fliste. Po tregonte gjëra që nuk duhej t’i thoshte. Ai ishte i punësuar atje”, thotë ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY