Policia e Sarandës pretendon se ka zbardhur pas disa javë hetimesh vrasjen e Aleksandër Bardhit, ndërsa në pranga janë vënë dy persona, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti në fshatin Shëndëlli.
Por, ndërsa “zbardhje”, policia quan identifikimin dhe arrestimin e autorëve, çuditërisht fsheh motivin e vrasjes së vëllait të drejtuesit të PS-së, i njohur për precedentë kriminalë dhe i dyshuar ëpr përfshirje në trafiqe të paligjshme.
Sipas policisë së Sarandës, në pranga janë vënë shtetasit Dhimitër Ciko, 20 vjeç, i dënuar më parë për “Trafikim Narkotikësh”, dhe A. L., 18 vjeç; ndërsa në kërkim është shpallur 20-vjeçari A. Xh., i dënuar më parë për “Vjedhje”, të tre banues në Ksamil.
Sipas policisë së Sarandës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Xh., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri “Automatik-model 56”, si dhe 3 krehra të mbushur me fishekë, të cilat u dërguan për ekzaminime laboratorike.
Pas ekzaminime laboratorike të armëve ka rezultuar se me to janë realizuar qitje në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur edhe vrasja e Aleksandër Bardhit.
Po kështu nga ekzaminimet e armëve, ka rezultuar se njëra prej tyre është përdorur në një tjetër ngjarje të ndodhur në Ksamil në 21 shtator të këtij viti. Në vendin e quajtur “Kthesa e shëtitores” Ksamil, është qëlluar me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6-gëzhoja automatiku model 56, të kalibrit 7.62 mm. Edhe për këtë ngjarje, dyshohet se janë autorë shtetasit Dhimitër Ciko dhe A. L., si dhe 20-vjeçari i shpallur në kërkim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/