Reforma zgjedhore, Edi Rama kundër Ilir Metës

Reforma zgjedhore, Edi Rama kundër Ilir Metës

64
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një konferencë shtypi në Serbi, ku ai është duke ndjekur punimet e Forumit të Beogradit për Sigurinë.
I pyetur për propozimet e aleatit të tij Ilir Meta, shkuarjen në zgjedhje me lista të hapura të deputetëve, reduktimin e deputetëve dhe kufizimin e numrit të biznesmenëve, Rama tha se, “Jam kundër listave të hapura”.
Lidhur me reduktimin e numrit të deputetëve dhe kufizimin, nënvizoi se “kjo është një çështje që meriton diskuton”.
Ndërsa, për mosdekretimin e ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve nga Presidenti, Kryeministri tha se “nuk prisja të ndodhte ndryshe”.
Më herët Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, prezantoi katër shtyllat mbi të cilat, sipas tij, duhet të miratohet reforma zgjedhore. Dekriminalizimi i partive, zvogëlimi i numrit të deputetëve, listat e hapura dhe minimizimi i numrit të biznesmenëve deputetë në Parlament ishin pikat ku u ndal kryetari i Kuvendit, gjatë një konference për zgjedhjet, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ilir Meta, kërkoi gjithashtu miratimin pa humbur kohë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY